Site icon Informohu siç duhet

Aksion në Parkun Kombëtar, IKMT planifikon prishjen e 12 ngrehinave në Valbonë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po vijon operacionin në Parkun Kombëtar të Valbonës për të prishur ndërtimet e paligjshme.

Pas aksionit të një dite më parë, ku u shembën 8 objekte të ngritura me betonarme, sot IKMT ka evidentuar edhe 12 struktura të tjera të ndërtuara pa leje, të cilat do të prishen në ditët në vijim.

Në një njoftim zyrtar, institucioni theksoi se aksioni do të vazhdojë pa ndërprerje, me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura.

IKMT po zhvillon operacione të ngjashme në gjithë vendin, duke synuar çlirimin e hapësirave publike dhe rikthimin e kontrollit mbi territorin.

Exit mobile version