Site icon Informohu siç duhet

Aksion ndaj call center-ave në Tiranë, goditen dy pika, në ndihmë edhe autoritetet gjermane dhe austriake

Si do të ndryshojë tregu Call Center në 2025?

Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Njësinë e Krimit Kibernetik dhe Krimin Ekonomiko-Financiar, ka zhvilluar një aksion në kryeqytet për goditjen e aktiviteteve të dyshuara si mashtruese përmes call center-ave.

Sipas informacioneve, në Rrugën e Kavajës janë identifikuar dy kate të një pallati të përshtatura si call center, ndërsa një tjetër pikë e ngjashme është zbuluar pranë zonës së Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Në këto ambiente raportohet se punonin dhjetëra operatorë.

Hetimet po kryhen në bashkëpunim edhe me autoritete gjermane dhe austriake, të cilat kanë dhënë asistencë në identifikimin e aktivitetit të dyshuar. Çështja po ndiqet nga prokurorja Rovena Zoto.

Ndërkohë, një ditë më parë edhe Europol konfirmoi përfshirjen në hetime dhe vijimin e punës për goditjen e këtij fenomeni në nivel ndërkombëtar.

Exit mobile version