Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protagonist në derbin kundër Juventusit, Ismajli: Në pjesën e dytë kishim 2-3 raste, kemi portier të madh

    Procesi i votimit në Berat/ Mbi 79 mijë qytetarë i drejtohen kutive të votimit

    Qytetarët në 18 komuna të Kosovës votojnë për t’i zgjedhur kryetarët e tyre në balotazh

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Aksion i gjerë pastrimi në Vlorë/ Kryebashkiaku Dredha: Ta shohim qytetin me syrin e turistit

    July 6, 2025
    Aksion i gjerë pastrimi në Vlorë/ Kryebashkiaku Dredha: Ta shohim qytetin me syrin e turistit

    Qyteti bregdetar i Vlorës është zgjuar sot me një aksion të gjerë pastrimi, që synon jo vetëm përmirësimin e imazhit të qytetit në prag të pikut të sezonit turistik, por edhe zgjidhjen e problematikave të akumuluara ndër vite në disa prej zonave më të ndjeshme mjedisore.

    Në terren kanë qenë të pranishëm vetë Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, si dhe deputetët e zgjedhur të qarkut, të cilët kanë ndjekur nga afër punën e strukturave vendore dhe qendrore të angazhuara në këtë nismë.

    Ky aksion është pjesë e operacionit të ndërmarrë nga Task-Forca e krijuar pak javë më parë, me qëllim garantimin e pastërtisë, lirimin e hapësirave publike dhe rikthimin e standardeve të munguara në disa zona të qytetit. Nisma vjen pas urdhrit të drejtpërdrejtë të Kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë vizitës së fundit në Vlorë kërkoi ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e problematikave të evidentuara, sidomos në zonat turistike dhe ato të zaptuara prej vitesh në mënyrë të paligjshme.

    Në fokus të aksionit të sotëm kanë qenë Pylli i Sodës, një nga hapësirat e gjelbra më të rëndësishme të Vlorës, e cila prej kohësh është kthyer në një problem serioz për shkak të ndotjes dhe mungesës së mirëmbajtjes, si dhe Lungomare, zona turistike më e frekuentuar e qytetit, e cila çdo ditë pret qindra pushues vendas dhe të huaj.

    Ndërkohë, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, theksoi se puna për transformimin e qytetit do të vijojë pa ndërprerje, ndërsa paralajmëroi masa të rrepta ndaj çdo subjekti apo individi që cenon mjedisin apo zaptimet e hapësirave publike.

    “Ishte bërë një thirrje për të ndërgjegjësuar komunitetin. Pra e gjithë administrata e bashkisë dhe drejtoritë në varësi të institucioneve qendrore kanë dalë të gjithë në terren duke u shpërndarë në zona të caktuara të qytetit që kemi parë si më problematike, duke bërë një aksion pastrimi por edhe për të dhënë një shembull që duhet të vazhdojë kjo gjë. Pra nuk është se e kemi bërë sot apo s’e kemi bërë më përpara por megjithatë është edhe një thirrje që i bëjmë të gjithë komunitetit, që të jenë të vëmendshëm se ku hedhin mbetjet, ku e kanë vendet dhe duke zbatuar oraret sa i përket bizneseve në Vlorë. Duhet të jenë të kujdesshëm se kemi çuar fletëthirrje në çdo biznes që të respektojnë orarin kur nxjerrin mbetjet. Na e bëjnë punën më të thjeshtë  ne, dhe e mbajmë qytetin më të pastër. Mjedisi është gjithçka që na përket të gjithëve, jo vetëm bashkisë.”, u shpreh Dredha.

    Kryebashkiaku theksoi gjithashtu se shpresojnë që ta zgjerojnë këtë nismë gjatë gjithë sezonit, ndërsa apeloi që të të gjithë të tregojnë kujdes dhe ta shohin qytetin me syrin e turistit. Duke u ndalur te aksioni i lirimit të hapësirave publike, Dredha tha se aty ku do të ketë kundërshti, do ndërhyjë forca e ligjit.

    “Shpresojmë këtë punë ta zgjerojmë dhe ta mbajmë në këstë ritëm gjatë sezonit. Vlora meriton të jetë gati siç ka qenë gjithmonë por edhe e pastër siç duhet për të gjithë ata që vijnë me pushime. Është bërë një thirrje, kemi dashur të marrim vëmendje që ndoshta për vite me radhë, duke evituar edhe pjesën e ligjit, por të gjithë e përqafuan këtë aksion dhe për këtë nuk ka kthim pas. Të gjithë do të fillojnë të çlirojnë ata pjesë që janë të zëna, dhe aty ku do të ketë rezistencë do të ndërhyjë forca e ligjit, IMT, dhe bashkia që ne të kemi në vazhdim një qytet ashtu siç duam. Nuk u kujtuam sot apo dje, por vjen edhe një moment që niveli i asaj që kërkon Vlora si një destinacion turistik, do të këto lloj ndërhyrjesh. Nuk ka pasur ndonjëherë pushim për punonjësit e administratës, thjesht duhet një ndërgjegjësim më i madh që ta shikojnë me syrin e turistit, e atij që i dhemb qyteti dhe në këtë mënyrë ofrojmë diçka më cilësore sa i përket mirëmbajtjes së qytetit.”, përfundoi Dredha.

    Burime pranë institucioneve vendore bëjnë me dije se ditën e nesërme, të hënën, pritet rikthimi i Kryeministrit Edi Rama në Vlorë, i cili do të ndjekë nga afër ecurinë e zbatimit të porosive të dhëna, si dhe do të inspektojë zonat ku janë raportuar problematika më të theksuara.

    Aksioni i sotëm konsiderohet si një mesazh i qartë për të gjithë aktorët lokalë, bizneset dhe qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit dhe të hapësirave publike, ndërkohë që autoritetet paralajmërojnë se ndërhyrje të ngjashme do të ketë në vijim në të gjithë territorin e Vlorës, me synim krijimin e një ambienti sa më të pastër, të rregullt dhe mikpritës për pushuesit dhe qytetarët.

    Aksion i gjerë pastrimi në Vlorë Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protagonist në derbin kundër Juventusit, Ismajli: Në pjesën e dytë kishim 2-3 raste, kemi portier të madh

    November 9, 2025

    Procesi i votimit në Berat/ Mbi 79 mijë qytetarë i drejtohen kutive të votimit

    November 9, 2025

    Qytetarët në 18 komuna të Kosovës votojnë për t’i zgjedhur kryetarët e tyre në balotazh

    November 9, 2025

    Sot zgjedhjet në 5 bashki/ Rama u bën thirrje qytetarëve: Votoni

    November 9, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.