Forcat operacionale të burgjeve kanë zhvilluar një aksion blic në institucionet penitenciare të Fushë Kosovës dhe Lushnjës, ndërsa kontrollet intensive në burgje vijojnë prej katër javësh.
Sipas gazetares Anila Hoxha, operacionet janë përqendruar në zbulimin e sendeve të ndaluara brenda qelive. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar telefona celularë, doza droge dhe sende të tjera të paligjshme.
Në një nga rastet më të fundit, në qelinë e një të paraburgosuri për narkotrafik, kontrolleve iu bashkua edhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Gjatë verifikimeve u zbulua një telefon i fshehur në kasën e derës së qelisë.
Pajisja e sekuestruar është dërguar për ekspertizë, ndërsa pritet të verifikohen komunikimet dhe të dhënat e ruajtura në të. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me rezultatet e operacionit apo personat e përfshirë.


