Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shorti i Kupës së Botës 2026 dhe miqësia Trump-Infantino

    Këmbimi valutor 5 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot 5 Dhjetor 2025

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Aksidentoi për vdekje një 59-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet shoferi

    June 15, 2025
    Aksidentoi për vdekje një 59-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet shoferi

    Një 35-vjeçar është arrestuar në Kurbin pasi aksidentoi për vdekje një 59-vjeçar disa ditë më parë. Aksidenti  ka ndodhur më 29 maj në aksin rrugor  “Mbikalimi i Patokut–Laç” dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

    35-vjeçari u kap nga Forcat e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale. Ndaj tij, gjykata e Lezhës kishte dhënë masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Në pranga ka rënë edhe një 23-vjeçar pasi ka dhënë deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore duke pretenduar se ishte ai që drejtonte automjetin.

    “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 29.05.2025, në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut–Laç”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin F. H., 59 vjeç, banues në Kurbin, dhe pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

    35-vjeçari u ndalua në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

    Gjithashtu, në vijim të hetimeve, nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. B., 23 vjeç, për veprat penale “Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

    Arrestimi i tij u bë pasi gjatë veprimeve procedurale ka dhënë deklaratë të rremë para oficerit të policisë gjyqësore, duke pretenduar se ishte ai drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin, ndërkohë që nga aktet hetimore është provuar se drejtues i automjetit ishte shtetasi T. N.”, njofton policia.

    Materialet procedurale në ngarkim të të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Aksidentoi për vdekje një 59-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes arrestohet shoferi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shorti i Kupës së Botës 2026 dhe miqësia Trump-Infantino

    December 5, 2025

    Këmbimi valutor 5 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    December 5, 2025

    Reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot 5 Dhjetor 2025

    December 5, 2025

    Parashikimi i horoskopit 5 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    December 5, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 5 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 4 Dhjetor 2025

    Dy shenjat e horoskopit që duhet të jenë të kujdesshme sot: paralajmërime për energji të paqëndrueshme dhe rreziqe

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.