DIBËR– Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 27- vjeçar pasi teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti përplasi punonjësin e Policisë. I aksidentuari aktualisht, ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftim i Policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A.Sh. (M), 27 vjeç, banues në Dibër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
27-vjeçari, teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti përplasi punonjësin e Policisë, shtetasin V.Gj., 64 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./Radar.al
Aksident në Peshkopi, efektivi i policisë në gjendje të rëndë te spitali i Traumës
Dh*noi dy dajat e tij dhe dëmtoi makinën e njërit prej tyre, arrestohet 36-vjeçari

