LEZHË– Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku fatkeqësisht ka mbetur i vdekur një person.
Bazuar në njoftimin e policisë raportohet se automjeti me drejtuese shtetasen Xh. N. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K,. Për pasojë është lënduar drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. K., 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorit që u përfshi në aksidentin e rëndë në Lezhë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Milot–Lezhë”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. N. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K. dhe me një automjet të ndaluar jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. K., 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Shtetasja Xh. N. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale./Radar.al


