SHKODËR
Një ditë pas aksidentit rrugor në aksin Shkodër–Lezhë, që shkaktoi një viktimë dhe tre të plagosur, policia ka arrestuar dy persona për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.
Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale H. Sh., 63 vjeç, dhe A. H., 22 vjeçe, të dy nga Shkodra. Ata ndodhen nën kujdes mjekësor në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi pësuan dëmtime gjatë aksidentit.
Policia bëri me dije se hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


