TEPELENË– Policia e Fierit ka arrestuar 30-vjeçarin Syrja Begaj, banues në Hekal të Mallakastrës pas aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku humbi jetën 16-vjeçari Oktavio Merdanaj.
Begaj akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen”.
Paraprakisht është bërë me dije se aksidenti ndodhi kur mjeti që drejtohej nga i mituri u përplas me një automjet tip “Benz” që po lëvizte nga Poçemi në drejtim të Levanit, ndërsa 16-vjeçari po dilte nga rruga lokale e Cakranit.
NJOFTIMI:
Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, ku humbi jetën shtetasi O. M., ju informojmë se Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme./Radar.al


