Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas tij, aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 dhe përfshiu dy automjete.
Policia dhe ekipet emergjente ndodhen në vendngjarje, ndërsa po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.


