Site icon Informohu siç duhet

Aksidentet me vdekje në Thumanë e Tiranë, në pranga 2 shoferë

Aksidentet me vdekje në Thumanë e Tiranë, në pranga 2 shoferë

Drejtuesit e automjeteve që shkaktuan 2 aksidente me vdekje të premten në Fushë-Krujë dhe në Tiranë u arrestuan nga policia.

Për aksidentin pranë Thumanës, blutë arrestuan shoferin 24-vjeçar të një makine tip “Benz”, i cili përplasi një tjetër automjet. Për pasojë u plagos rëndë shoferi 73-vjeçar, dhe ndërroi jetë pasagjerja në automjetin e të moshuarit. Dy këmbësore u plagosën dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, pasi u goditën nga pjesë të makinës Pasat që u shkëputën nga përplasja e fortë.

Ndërkohë në Tiranë, specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shoferin 63-vjeçar të një kamioni, i cili përplasje për vdekje një 61-vjeçar i cili udhëtonte me motor, ngjarje e ndodhur para komisariatit numër 6 në Tiranë.  Nga aksidenti u dëmtua edhe një punonjës policie jashtë detyre, i cili ishte këmbësor. Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ditën e premte u regjistruan 6 aksidente, ku 3 persona humbën jetën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur. I vdekur mbeti edhe një 28-vjeçar që u përfshi në një aksident në aksin Elbasan-Cërrik.

Exit mobile version