Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e së enjtes në aksin Vlorë–Orikum, si pasojë e një parakalimi të gabuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45, ku dy automjete u përplasën, duke lënë të plagosur një person. I dëmtuari u transportua menjëherë drejt Spitalit të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.


