SHKODËR– Mëngjesin e kësaj të enjteje është regjistruar një aksident në segmentin kryesor të Shkodrës. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pranë urës së vjetër të Bunës.
Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një biçikletë. Nga përplasja e makinës me biçikletën ka mbetur i plagosur një 79-vjeçar. I moshuari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./Radar.al
Vota e diasporës/ Celibashi sqaron si do procedohet me fletën e votimit për emigrantët