Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Arbrit”, ku një automjet ka rrëshqitur nga bora dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Fshat në Klos. Nuk raportohet për persona të lënduar teksa aksidenti ka sjellë ngarkesë trafiku në këtë aks.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë mbulimi i trasesë nga reshjet e borës, teksa nuk ka pasur pastrim dhe kriposje.