Site icon Informohu siç duhet

Aksident në Peshkopi, efektivi i policisë në gjendje të rëndë te spitali i Traumës

Aksident në Peshkopi, efektivi i policisë në gjendje të rëndë te spitali i Traumës

PESHKOPI-Një tjetër aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në vend. Ngjarja ka ndodhur në Peshkopi mbrëmjen e djeshme, ku mësohet se Alban Shoti, 27 vjeç ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë ka përplasur efektivin e policisë Veli Gjurra, i cili po ecte në trotuar.

Nga lëndimet e marra, efektivi është dërguar te spitali i Traumës në kryeqytet dhe ndodhet në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore. Bëhet me dije se Gjurra ka marrë dëmtime në kokë.  Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat menjëherë pas aksidentit./Radar.al 

“Ka dalë njëri që do të na hajë të gjallë”/ Rama ironizon Alizotin: Erdha me shumë frikë këtu

Aksidentoi 64-vjeçarin, arrestohet 27-vjeçari në Dibër

Konflikti për pronat mes 2 familjeve në Has, çifti i bashkëshortëve përfundon në spital

Exit mobile version