Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Gryk-Çajë të Kukësit, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti që drejtonte doli nga rruga.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi L. Sh., banues në fshatin Çajë, dyshohet se humbi kontrollin mbi mjetin tip “Fiat” dhe përfundoi jashtë rrugës. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksidentin fatal.


