Site icon Informohu siç duhet

Aksident në Korçë/ Shoferi humb kontrollin dhe përplaset me një automjet të parkuar, makina kthehet përmbys

KORÇË– Një aksident automobilistik ka ndodhur në Korçë. Një automjet tip “ML” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet, i cili ishte parkuar në një anë të rrugës.

Si pasojë e goditjes së fortë, automjeti është përmbysur në rrugë. Nuk raportohet për persona të lënduar, por ka dëme të konsiderueshme materiale.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ku dhe po heton më shumë mbi rastin./Radar.al

Exit mobile version