Site icon Informohu siç duhet

Aksident në Iballë të Fushë-Arrëzit, ndërron jetë 40-vjeçari

Aksident në Iballë të Fushë-Arrëzit, ndërron jetë 40-vjeçari

FUSHË-ARRËZ- Mëngjesin e kësaj të marte ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”.

Nga njoftimi i policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30, ku 40-vjeçari Shkëlzen Lleshaj duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga. Nga dëmtimet e rënda 40-vjeçari ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Fushë Arrëz/Informacion paraprak

Aksident në Iballë të Fushë-Arrëzit, vdes 40-vjeçari. Rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, shtetasi Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi Sh. Ll. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Exit mobile version