Site icon Informohu siç duhet

Aksident në hyrje të Sarandës, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Sarandës, duke lënë një person të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Qafë-Gjashtës, ku janë përfshirë dy automjete tip Audi, të drejtuara nga Erjon Hamzaj, 40 vjeç, dhe Albana Kuka, 38 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur 40-vjeçari Hamzaj, i cili fillimisht ka marrë ndihmën e parë në urgjencën e spitalit të Sarandës dhe më pas është transportuar drejt Spitalit Universitar të Tiranës për mjekim të specializuar. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit

Exit mobile version