GJIROKASTËR– Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”, një shteas gjerman i identifikuar si M. W., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasen Z.I., 38 vjeçe, banuese në fshatin Humelicë, këmbësore, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin./Radar.al