Një aksident rrugor me disa mjete është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Vllazërimi”, në lagjen 17 të Durrësit.
Sipas burimeve, drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me disa makina të parkuara buzë rrugës, duke përfshirë gjithsej 5 automjete të tjera.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por përplasja shkaktoi dëme materiale dhe solli trafik të rënduar në zonë.
Radar.al


