Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Shkodër-Lezhë ndërsa raportohet se një automjet është përplasur me një kamion.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri që ndodhej në automjetin, i cili drejtohej nga shtetasja E. Gj., 36 vjeçe.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 14:20, në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen E. Gj., 36 vjeçe, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin E. S., 29 vjeç.
Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi E. Gj., (pasagjer) në automjetin që drejtonte 36 vjeçarja , i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.