Mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 7:30 ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Rubjek-Manëz. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit e për pasojë është përplasur me mbrojtëse anësore të rrugës.
Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, në aksin rrugor Rubjek-Manëz, shtetasi L. Ll, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me barrierat ansore të rrugës.
Si pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit shtestasi L. Ll, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.