Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin e rrugës kombëtare, Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.
Raportohet se dy automjete janë përplasur, por fatmirësisht drejtuesit kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta.
Bazuar në të dhënat e zbuluara deri më tani, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave e mjeteve të përfshira në ngjarje. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona në rrezik për jetën.
Segmenti ku ndodhi aksidenti njihet për ngjarje të shpeshta të kësaj natyre. Banorët e zonës kanë protestuar disa herë për mungesën e masave të sigurisë rrugore, duke ngritur shqetësimin se aksidentet në këtë pjesë të rrugës janë bërë pothuajse të përditshme.
Autoritetet rrugore dhe policia kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërkohë që u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur ngjarje të tilla pasi ky është një nga segmentet rrugore mjaft problematike vitet e fundit./Radar.al


