Site icon Informohu siç duhet

Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë, katër të lënduar, dy nisen me helikopter drejt Tiranës

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 15:40, në aksin Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacionit paraprak, automjetet drejtoheshin nga shtetasit K.L., 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe bashkëshortet e tyre, shtetaset H.J., 55 vjeçe, dhe V.L., 66 vjeçe.

Drejtuesi K.L. dhe bashkëshortja e tij V.L. janë transportuar me helikopter drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa të lënduarit e tjerë po trajtohen nga shërbimet shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Exit mobile version