RROGOZHINË-Ditën e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë rreth orë 12:00 në aksin e rrugës kombëtare Peqin -Rrogozhinë.
Burime nga vendngjarja raportojnë se aksidenti ndodhi në fshatin Karinë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy autovetura. Pas përplasjes mes tyre, njëri nga automjetet ka dalë jashtë rruge. Për pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin e Peqinit./Radar.al

