Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me fruta agrume është përfshirë në një ngjarje aksidentale.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip “Volvo” ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë, drejtuesi i automjetit, shtetasi O. Rr., ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pasagjeri i mjetit, shtetasi O. Sh., ndodhet në vendngjarje dhe, fatmirësisht, nuk ka pësuar dëmtime.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësja dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes, si edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.


