Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin kombëtar Berat–Dimal, në fshatin Moravë. Tre automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar plagosjen e lehtë të tre drejtuesve.
Në ngjarje u përfshinë një mjet tip Opel me targa AA 767 TK, një Fiat me targa AA 966 CE dhe një furgon me targa AA 815 SP.
Të lënduarit u transportuan menjëherë në spitalin e Beratit, ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm.
Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë rrugore, të cilat kryen kqyrjen për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.


