LUSHNJE– Mesditën e kësaj të shtune një aksident i trefishtë ka ndodhur në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, në Lushnjë, për paqsojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Si shkak i aksidentit janë krijuar rradhë të gjata trafiku, ndërkohë ende nuk dihet shkaku i tij.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë po punohet dhe për hapjen e rrugës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, ka ndodhur një përplasje mjetesh. Konkretisht shtetasi A. S., duke drejtuar automjetin tip “Skoda”, ka përplasur një automjet tip “Suzuki”, me drejtues shtetasin R. H.. Më pas nga përplasja është dëmtuar dhe një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin S. Z.. Nga përlasja e 3 automjeteve është dëmtuar lehtë shtetasja S. B., e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.