Disa automjete janë përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e të enjtes 10 tetor, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kashtëbardhë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet që transportonte karburante është përplasur me një mjet bujqësor dhe më pas ka përplasur disa makina.
Aktualisht nuk bëhet e qartë nëse ka viktima nga aksidenti, ndërsa raportohet se një prej drejtuesve të mjeteve të përplasura është bllokuar brenda makinës.
Forcat e policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

