Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ku janë përplasur tre automjete. Pamjet nga vendngjarja tregojnë skena dramatike: një prej makinave është përfshirë plotësisht nga flakët dhe është shkrumbuar.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të përplasjes apo arsyet që çuan në shpërthimin e zjarrit në njërën prej automjeteve. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për viktima, por hetimet janë në vijim.


