Një aksident i fortë ka ndodhur pasditen e sotme brenda tunelit tek “Ura e Vashës” në Rrugën e Arbrit. Përplasja mes dy mjeteve ka shkaktuar plagosjen e disa personave, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Burrelit.
Në video të publikuar shihen dëmet e përplasjes dhe kolonat e gjata të automjeteve të bllokuara si pasojë e aksidentit. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet në terren.


