Site icon Informohu siç duhet

Aksident i rëndë në rrugën Peshkopi–Maqellarë, tre të plagosur pas përplasjes së dy makinave

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, ku dy automjete janë përplasur me një forcë të madhe, duke lënë tre persona të plagosur, mes tyre edhe drejtuesi i njërës prej makinave.

Automjeti tip Mercedes-Benz me targa AA 974 KH dhe një fuoristradë Ford me targa AB 921 OF janë përplasur me intensitet të lartë, ndërsa tre të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe tronditje në zonë, ndërsa shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit dhe për të rikthyer normalitetin në qarkullim.

Exit mobile version