KUKËS– Paraditen e kësaj të premteje ka ndodhur një aksident i rëndë te tuneli i Kalimashit në rrugën e Kombit.
Nga informacionet paraaprake mësohet se dy makina janë përplasur në dalje të tunelit në Kukësit, ndërsa dyshohet se ka edhe viktima.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojne per te zbardhur rrethanat e aksidentit./Radar.al