PRIZREN– Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Pouskë të Prizrenit. Bazuar në njoftimin e policisë ka konfirmuar se si pasojë një 19-vjeçare ka ndërruar jetë, kurse dy persona të tjerë janë lënduar.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi deklaroi për mediat se nga të lënduarit, njëri prej tyre ka lëndime të rënda.
“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Një 19-vjeçare ka vdekur si pasojë e lëndimeve, ndërsa dy tjerë, njëri (25-vjeçar) ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa tjetri (27-vjeçar) lëndime të lehta trupore”, ka njoftuar zëdhënësi policor. Ai ka shtuar se në vendngjarje kanë dal patrullat e njësisë së trafikut rajonal, emergjenca, zjarrfikësit, hetuesit dhe Prokurori kujdestar./Radar.al
Presidenti Begaj takon në Vatikan Papa Leoni XIV pas ceremonisë së inagurimit


