Një aksident i dyfishtë ka ndodhur së fundmi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre dhe dy shoferët.
Njëri prej shoferëve mësohet të ketë qenë një 80-vjeçar. Ndërsa thuhet se një nga tre makinat e përfshira në aksident ka përfunduar në lokalin që ndodhej buzë rrugës.
Për rrjedhojë, Policia Rrugore procedoi penalisht drejtuesin e mjetit që dyshohet se ishte shkaktari i aksidentit, një 28-vjeçar, kurse të plagosurit po trajtohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë, janë dëmtuar lehtë M. K., E. H., dhe 4 pasagjerë në automjetin e këtij të fundit, si dhe janë dëmtuar ambientet e lokalit në të cilin përfundoi njëra nga makinat.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për M. K., 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Elbasan -Librazhd, automjeti që drejtonte, është përplasur automjetin që drejtonte M. K., 80 vjeç dhe me automjetin që drejtonte E. H., 31 vjeç”, njoftoi policia.
LEXO EDHE:
E mitura zhduket nga banesa. Babai alarmon vendin: E kanë rrëmbyer në fundjavë
E rëndë/ I riu në Tiranë dh*non të moshuarën. DETAJE nga ngjarja
Avokati jep dritë jeshile: Meta do të lirohet këtë verë nga burgu
\


