Site icon Informohu siç duhet

Aksident i rëndë në Burrel, makina bie nga ura e Ulzës

FOTO/ Aksident i rëndë më Burrel, makina bie nga ura e Ulzës

BURREL- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Burrel. Mësohet se një automjet ka rënë nga ura e Ulzës. Nga fotoja e mësimërme shihet se makina është përmbysur pas rënies.

Ndërkohë që shkaku i aksidentit ende nuk dihet se cili është. Sipas informacionit paraprak, nuk ka të lënduar ose viktima.

Njoftimi i Policisë:

Mat/Informacion paraprak Më datë 01.02.2026, në aksin rrugor Mat–Shkopet, shtetasi K.K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në një përrua.

Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet me drejtuesin e automjetit, i cili nuk ka pësuar lëndime,  ndërkohë automjeti është nxjerrë nga vendi ku kishte rënë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti./Radar.al 

Exit mobile version