Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të fshatit Saver, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë
Burimet bëjnë me dije se një furgon tip “Benz”, që transportonte pasagjerë drejt Aeroportit të Rinasit, është përplasur nga pas nga një automjet tip Benz AMG 63, gjatë një parakalimi.
Për rrjedhojë kanë mbetur të plagosur 7 persona, në mesine tyre 3 ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas përplasjes së fortë, mësohet se mjeti AMG 63 është përfshirë nga flakët.
4 personat që ndodheshin në Benz kanë arritur të shpëtojnë nga flakët duke dalë nga automjeti.
Dy prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Lushnjes, ku po marrin trajtim të specializuar.
Sakaq policia ndodhet në vendgjarje dhe po vijon punën me zbardhjen e ngjarjes.
LEXO EDHE:

