Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, makina përfundon në humnerë

MAQELLARË– Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Maqellarë- Peshkopi, ku mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Për pasojë drejtuesi i automjetit është në gjendje të rëndë shëndetësore. Pritet që të niset me helikopter drejt Tiranës për shërbim më të specializuar mjekësor./Radar.al