Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Maliq–Lozhan, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Sipas informacioneve paraprake, këmbësori po kalonte rrugën në momentin kur u godit nga mjeti në lëvizje. Viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ka mbërritur menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e personave të përfshirë.


