Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Sipas informacioneve, dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën mbi urën e lumit Mat në zonën e Fushë-Milotit.
Nga përplasja e fortë ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë një manovër e gabuar e njërit prej automjeteve, teksa policia po kryen hetimet për zbardhjen e plotë.