Site icon Informohu siç duhet

Aksident fatal në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari

Aksidenti çon në arrestimin e 32-vjeçarit, i kishte shkaktuar mbi 300 milionë lekë dëm shtetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, ku ka humbur jetën një 28-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me inicialet B. Z. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version