Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Elbasan–Cërrik, në zonën e fshatit Mjekës, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake dhe njoftimit të policisë, një mjet tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi A. B., rreth 28 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Volkswagen Caddy”, që drejtohej nga shtetasi L. R., 53 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit “Benz” ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet ende e ditur.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

