Site icon Informohu siç duhet

Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

Nga krimi i pr*stitucionit të 19-vjeçares tek vjedhja e parave të babait/ Cfarë po ndodh në Fier?

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, pranë mbikalimit të Gosës.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 20:15, një automjet i drejtuar nga shtetasi R. Q., 39 vjeç, ka përplasur një këmbësor, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Exit mobile version