RUSI-Akon, këngëtari i njohur është përfshirë në një debat të fortë pas një incidenti në Rusi, ku ai goditi me shuplakë rojen e tij të sigurisë gjatë një performance.
Pamjet ku shihet që Akon hipte mbi supet e rojes dhe e godiste në ballë u shpërnda shpejt në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të ashpra nga fansat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale.
Ky konflikt ka ndodhur gjatë interpretimit të hitit të tij “Sexy Chick”, ndërsa roja përpiqej ta mbante nën kontroll. Shumë komentues dënuan veprimin, duke e cilësuar atë si të papranueshëm dhe të pasjellshëm./DAILYMAIL/Radar.al



