UEFA ka zyrtarizuar stadiumin “Air Albania” në Tiranë si arenën ku do të zhvillohet përballja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, më 7 qershor në ora 20:45, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026, në Grupin K.
Përmes një njoftimi zyrtar, UEFA konfirmoi se “Arena Kombëtare” do të mirëpresë një nga sfidat më të forta dhe të ndjeshme të grupit, që pritet të zhvillohet nën masa të shtuara sigurie për shkak të ndjeshmërisë së ndeshjes.
Pas dy ndeshjeve të para në grup, kuqezinjtë renditen të dytët me tri pikë, ndërsa Anglia kryeson me gjashtë pikë të plota.