Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Intervista më relaksuese e karrierës si trajner, De la Fuente: Kundër Argjentinës ishte ndeshja e jetës

    Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull dy vite më parë, prokuroria kërkon 30 vite burgim për Thoma Mastorën

    “Ti pa mua nuk bën”, studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Ai po bombardon gjithçka pa ndërprerje”, Shtëpia e Bardhë e irrituar me Netanyahun: Bibi po sillet si i çmendur!

    July 20, 2025

    Administrata amerikane është gjithnjë e më e acaruar me mënyrën e veprimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, pas sulmeve të fundit në Siri dhe bombardimit të Kishës Katolike të Familjes së Shenjtë në Gaza.

    Sipas një raporti të publikuar nga Axios, që citon disa zyrtarë të lartë amerikanë, tensionet mes Uashingtonit dhe Tel Avivit janë shtuar ndjeshëm. Një zyrtar i lartë, duke folur në kushte anonimiteti, është shprehur:

    “Bibi po sillet si i çmendur. Ai po bombardon gjithçka pa ndërprerje. Kjo po rrezikon gjithçka që Presidenti Trump po përpiqet të ndërtojë në rajon.”

    Një tjetër zyrtar përmendi posaçërisht bombardimin e kishës në Gaza, ngjarje që sipas tij ka nxitur një telefonatë të drejtpërdrejtë nga Presidenti Trump drejt Netanyahut për të kërkuar shpjegime.

    “Ndjesia është se çdo ditë ka një incident të ri. Po shkojmë drejt një pike pa kthim. Çfarë po ndodh?” – citohet të ketë thënë zyrtari.

    Sipas burimeve të Axios, skepticizmi brenda administratës amerikane ndaj Netanyahut është në rritje. Një zyrtar i tretë deklaroi:

    “Ka ndjesinë që gishti i tij është gjithmonë në këmbëz. Ai sillet në mënyrë të paqëndrueshme, si një fëmijë që nuk di si të sillet.”

    Raporti i Axios vjen në një moment kritik të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, ku SHBA ka përpjekur të mbajë një rol balancues mes mbështetjes ndaj Izraelit dhe menaxhimit të krizës humanitare në Gaza. Retorika e përdorur tregon tensione të brendshme të forta mes aleatëve tradicionalë.

    Gaza Netanyahu Shtëpia e Bardhë siria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Intervista më relaksuese e karrierës si trajner, De la Fuente: Kundër Argjentinës ishte ndeshja e jetës

    July 24, 2026

    Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull dy vite më parë, prokuroria kërkon 30 vite burgim për Thoma Mastorën

    July 24, 2026

    “Ti pa mua nuk bën”, studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit

    July 24, 2026

    Aksident tragjik në aksin Peqin-Elbasan/ U përplas nga furgoni, humb jetën një këmbësor

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.