Shkencëtarët kanë zhvilluar një mjet të avancuar të inteligjencës artificiale, Delphi-2M, i cili mund të parashikojë rrezikun e mbi 1,000 sëmundjeve, përfshirë kancerin, diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare, madje edhe dekada përpara se të shfaqen.
Mjeti është trajnuar mbi miliona kartela mjekësore të anonimizuara dhe analizon historikun shëndetësor, zakonet e jetës dhe faktorët e rrezikut, si pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit apo mbipesha. Testimet janë kryer mbi të dhëna nga 400,000 pacientë në UK Biobank dhe 1,9 milionë persona në regjistrin kombëtar danez.
Ekspertët besojnë se kjo teknologji mund të ndihmojë mjekët të identifikojnë pacientët me rrezik të lartë dhe të parandalojnë sëmundjet para se të shfaqen. Prof. Ewan Birney nga EMBL shpjegon: “Ju hyni në ordinancë dhe merrni një pamje të qartë: katër rreziqet më të mëdha dhe dy gjëra që mund të bëni për t’i ulur ato.”
Megjithatë, paralajmërohen edhe kufizime: modeli mund të riprodhojë paragjykime nga të dhënat ekzistuese dhe kërkon qasje të barabartë për të gjithë. Versionet e ardhshme pritet të përfshijnë biomarkerë, imazheri dhe gjenetikë, duke e bërë mjetin një element të vërtetë të mjekësisë precize.
Ky zhvillim vjen ndërkohë që rastet e kancerit pritet të arrijnë nivele rekord deri në vitin 2040, me kancerin e gjirit, prostatës dhe mushkërive që do të shënojnë rritje të paprecedentë.


