TIRANË– Në emisionin “Mirëmbrëma Yje” Yll Limani ka qenë i ftuar sëbashku me prindërit e tij. Gjatë intervistës Arbana i ka pyetur se cili prej prindërve ka zbuluar i pari se Ylli kishte talent në muzikë.
Është përgjigjur menjëherë nëna e Yllit duke thënë se ishte ajo qëe zbuloi talentin e djalit të saj në muzikë, një prej emrave të cilët çdo këngë e tija bëhet sot hit.
Nëna e Yllit: Unë (QESH) Kur kanë qenë të vegjël, Hana dhe Ylli . Ama Hana ka këndu këngë të tjera. Ajo mësuesja ku ka qenë, ky u ulte në bankën prapa edhe përcjellte ritmin e muzikës (improvizon me duar në tavolinë). Ajo u kthye, shihte dhe pyeti i kujt është ai djali. Thash i jemi. Po ai ka vesh për muzikë, jo kta tjerët që po këndojnë. Më vijke keq se ishin dhe nonat tjerat mrapa.
Arbana: Sa vjeç i ka pas?
Nëna e Yllit: Pesë.
Arbana: Pesë- gjashtë wow!/Radar.al
(Dëgjoni nga minuta 25:45)

