Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Erion Veliaj kallëzim penal: Më është falsifikuar firma në një dokument gjyqësor

    Alarm nga moti i keq/ Mbyllen të gjitha shkollat në Athinë, mësimi kalon online

    Zbardhet vendimi, 2179 punonjës me kontratë të përkohshme në administratën publike për vitin 2026

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Agroturizmi “kultivon” sukses, pritshmëritë pozitive për vitin 2025

    January 19, 2025
    Agroturizmi "kultivon" sukses, pritshmëritë pozitive për vitin 2025

    TIRANË– Kuzhina autentike dhe prodhimet vendase të servirura në mënyrë origjinale mbeten binomi që tërheq pranë vetes të huaj dhe vendas. Viti 2025 pritet të jetë vazhdim i atij që lamë pas.

    Interesi turistik për Shqipërinë me një numër në rritje të vizitorëve vit pas viti është shoqëruar me të njëjtin efekt zinxhir edhe te segmenti i agroturizmit.

    Njësitë agroturistike të vendosura në rajone të ndryshme të vendit kanë parë rritje të numrit të atyre që i frekuentojnë, qoftë për një vakt autentik, qoftë për një qëndrim më afatgjatë duke kaluar një apo dy net pranë bujtinave.

    Për disa agroturizme, ku ka mungesë të theksuar infrastrukture, ku rrjeti energjetik është i dobët, apo kur janë të vetëquajtura të tilla pa ofruar diçka origjinale, mbijetesa është e vështirë.

    Ndërsa për agroturizmet e konsoliduara dhe të hapura gjithmonë e më shumë për të dalë jashtë kornizave tradicionale në kërkim të një oferte më gjithëpërfshirëse, e ardhmja duket optimiste.

    Agroturizmi, si një sektor mes turizmit dhe bujqësisë, po kultivon sukses falë një qasjeje origjinale të Shqipërisë rurale që për të huajt është mjaft tërheqëse.

    Këtë sukses e tregojnë rezervimet afatgjata të bëra pranë këtyre njësive që në vitin 2024 dhe që shkojnë deri në verën e këtij viti.

    “Të dhënat nga platformat e rezervimeve na shërbejnë si një lloj sondazhi ku na rezulton se që nga shkurti e deri në prag të verës kemi 30% më shumë rezervime sesa në vitin 2024.

    Kemi rezervime që nga muaji dhjetor 2024 për muajin gusht. Gjermanët janë të parët që bëjnë rezervime në avancë në Booking, sepse e kanë pjesë të kulturës së tyre që duan t’i kenë gjërat e organizuara.

    Italianët janë gjithashtu në masë, por edhe nordikët”, tregon Mastershef Altin Prenga nga “Mrizi i Zanave”.

    Duket se në të njëjtën linjë qëndron edhe Mastershef Fundim Gjepali, nga agroturizëm “Gjepali”, duke nënvizuar se agroturizmet do të vijojnë të kenë vëmendje, pasi të huajt kanë interes që të njohin më shumë këtë anë të vendit tonë, por edhe të provojnë gatime të reja.

    Në këtë kontekst, ai vlerëson se për të plotësuar ofertën, agroturizmet duhet të ofrojnë përtej gatimit dhe fjetjes.

    “Të huajt kanë shumë kureshtje për fshatin. Nga viti në vit, ne jemi munduar të shtojmë e pasurojmë ofertën tonë në agroturizëm, si në produktet që ofrojmë, edhe në investime funksionale të tij, por vetëm kaq nuk mjafton për të mbajtur gjatë një vizitor.

    Ndaj jam angazhuar për të krijuar një itinerar me anët më të mira të zonës së Shijakut ku ndodhemi ne. Po kërkojmë për pikat më të mira historike, ato pamjet më të mira panoramike të kodrinave dhe natyrës dhe të gjithçkaje që na rrethon”, shprehet z. Gjepali.

    Në epiqendër gatimi autentik, me produkte të prodhuara vetë apo nga zona

    Një agroturizëm nuk është një restorant më shumë në mes të natyrës në një zonë rurale.

    Subjektet agroturistike vlerësojnë se ajo që luan rol thelbësor është gatimi sipas recetave autentike, me prodhime të vetë fermës së tyre apo fermave të zonës, me të cilat kanë marrëveshje, të shërbyera në mënyrë origjinale.

    Falë këtij kombinimi, agroturizmet janë destinacione të preferuara nga të huajt dhe me vlerësime relativisht të larta.

    “Të huajt janë të uritur për produkte autentike. Ajo që servir është kuzhina e shtëpisë dhe e gjyshes, pra siç hamë ne në zonën e Shijakut me pjatat më të njohura, nga tava e dheut te byreku me qumësht, pula me qull apo bakllavaja.

    Po mundohem gjithmonë të rishkruaj recetat e vjetra, duke i përshtatur me shijen e klientit. Fakti që jemi në një zonë të caktuar gjeografike, nuk na ndalon të huazojmë dhe të sjellim elementet më të mira të çdo rajoni në vend.

    Për shembull, pak vite më parë, bëra një recetë me qoftet pasha e Gjirokastrës dhe rezultati ishte fantastik. Është kënaqësi të shohësh sesi këto receta tonat marrin përshtypje dhe miratim absolut nga të huajt.

    Mund të duket banale, por edhe qoftet e fërguara që ne bëjmë, kanë një shije fantastike që nuk e gjen në Europë, të cilat të huajve u duken mjaft të shijshme.

    Gatimi dhe servirja janë elemente ku ne mund të fitojmë mjaft pikë, sepse i kemi autentike” shprehet z. Gjepali.

    Kreativiteti i kuzhinave në agroturizme është vazhdimisht në evoluim duke shtuar aspekte inovative në receta tradicionale që nuk janë aspak tipike për turistët e huaj.

    “Ideja jonë është që duhet pasur rrënjë dhe identitet, por edhe pak inovacion në atë që ofrohet. Janë elemente të vogla, duke përdorur ato që kemi, por gjithmonë duke mbajtur bazën dhe themelet e një kuzhine me identitet.

    Për të huajt, çdo gjë që ju shkon në tavolinë janë të gjitha shije të harruara. Janë me shije autentike dhe të prodhuara nga fermerë të vegjël.

    Sot vendet me popullsi të madhe ushqehen nga bujqësia intensive dhe kur shohin produkte ndoshta jo të përsosura, por me identitet, japin përshtypje shumë të mira.

    E kanë shumë të vështirë të gjejnë diçka të tillë në vendet e tyre”, – nënvizon z. Prenga./MONITOR

    Agroturizmi viti 2025
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Erion Veliaj kallëzim penal: Më është falsifikuar firma në një dokument gjyqësor

    January 20, 2026

    Alarm nga moti i keq/ Mbyllen të gjitha shkollat në Athinë, mësimi kalon online

    January 20, 2026

    Zbardhet vendimi, 2179 punonjës me kontratë të përkohshme në administratën publike për vitin 2026

    January 20, 2026

    Inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

    January 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi 19 Janar 2026

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.